Pacolli për vdekjen e dy fëmijëve: Lus Zotin që incidente të tilla të mos përseriten

Aktuale

Pacolli për vdekjen e dy fëmijëve: Lus Zotin që incidente të tilla të mos përseriten

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:07
Behgjet Pacolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy fëmijëve të cilët sot humbën jetën në një aksident trafiku.

Dy tetë vjeçarë u ndanë nga jeta ditën e sotme kur u goditën nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe. 

Ngjarja ndodhi në fshatin Carralevë të Shtimes.

“Me dhimbje po e përjetoj faktin se sot dy fëmijë të tjerë në komunikacion kanë humbur jetën’, shkroi Pacolli në Facebook.

“Ngushëllime për familjet dhe lus Zotin që incidente të tilla të mos përsëriten!’, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat