Demonstrata që dridhi “Kasapin e Ballkanit”, burri i Donika Gërvallës publikon pamjet me Rifat Jasharin

Aktuale

Demonstrata që dridhi “Kasapin e Ballkanit”, burri i Donika Gërvallës publikon pamjet me Rifat Jasharin

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:28
Stefan Schwarz

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka filluar një fushatë të ‘egër’ politike kundër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan gazeta “Bota sot”.

Krejt kjo pasi ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, iu ka thënë deputetëve të PDK-së se janë fajtorë që prijësit e tyre gjenden në Hagë dhe se duke e sulmuar atë “nuk do të mund ta gjejnë zgjidhjen e këtij problemi”.

Nga PDK-ja madje thonë se Gërvalla është dëshmitare e një angazhimi dhe denigrimi dhe ofendimi i luftës së UÇK-së.

Image

E, si përgjigje ndaj këtyre akuzave, burri i ministres Gërvalla, Stefan Schwarz, dikur ish-deputet i CDU-së në Bundestag, ka bërë publike pamje të rralla nga demonstratat e viteve 90-ta në Gjermani.

Schwarz në këto demonstrata thotë të ketë qenë më Rifat Jasharin, i vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Ja shkrimi i tij:

1998. Me Donikën. Me Rifat Jasharaj.

Për Kosovën. Kundër Millosheviçit.

Schwarz, Gërvalla, Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat