Alpinistja rrëfen tmerrin me detaje, ja si ndodhi sulmi në veri të Kosovës

Aktuale

Alpinistja rrëfen tmerrin me detaje, ja si ndodhi sulmi në veri të Kosovës

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:42
Arineta Mula

Bjeshkatarja e grupit Kosovo Mountain Club, Arineta Mula, ka treguar se si u sulmuan nga serbët në veri të Kosovës.

Ajo ka thënë se deri në momentin kur kishte ndodhur ngjarja, grupi i alpinistëve shqiptarë kishin përfunduar gjysmën e rrugës, derisa shton se një serb u kishte dhënë ndihmë në shteg dhe ishte përshëndetur me grupin.

“Të shtënat e zjarrit nga dy persona që ishin vec 5 metra përballë nesh ne sekondat e pare me ngjallen ndjenjën e luftës, pastaj e brengosur për të tjerët dhe vazhdimi pa u ndal me plumba na dha bindjen qe po vinin pas nesh. U larguam shpejte duke u kthyer nga kishim ardhur. Deri ne ate pike ku u sulmuam kishim realizuar 3,5 km te ecjes apo gjysma e ecjes se planifikuar duke kaluar dy fshatra. Deri ne fshatin e fundit ne drejtim te majës Shijak i Bubes, na u dha ndihmë për shtegun nga një banor serb i cili na mirëpriti duke përshëndetur të gjithë, pas disa minutash u sulmuam nga serbe te tjerë”, ka thënë ajo.

“Pas atyre te shtënave situata u qetësua sa më shumë largoheshim. I përgëzoj të gjithë bjeshkatarët që u treguan të matur dhe pa panik Plani i ecjes ndryshoj për shkak te sulmit. Ne vazhduam ecjen për në Majën e Mprehtë 1789m, Shala e Bajgores”, përfundoi Mula.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat