Ditë e zezë për Kosovën/ Motra vrau motrën, vetura goditi për vdekje dy fëmijët…

Aktuale

Ditë e zezë për Kosovën/ Motra vrau motrën, vetura goditi për vdekje dy fëmijët…

Më: 9 maj 2021 Në ora: 23:46
Foto

9 maji nuk ishte i mirë për Kosovën. Vetëm sot janë raportuar katër raste të vdekjes, nëpër vende të ndryshme.

Në Fushë Kosovë, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë ku motra vrau motrën. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ju njofton se pas pranimit të informatës nga policia për raportimin e një vdekjeje të dyshimtë në fshatin Vragoli-Fushë Kosovë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante, ku aty është konstatuar një person (i gjinisë femërore) pa shenja jete.

Sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore. Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiq, ka ndodhur një aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar.

“Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orën 13:20, të datës 9 maj 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor “fsh Kçiq, ku të përfshira ishin dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion”.

Një tjetër aksident me fatalitet ndodhi në fshatin Carralevë të Shtimes. Një veturë ka goditur për vdekje dy fëmijë të moshës 8-vjeçare.

“Me datën 09.05.2021 rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë ( fëmijë, të lindur në vitin 2013 ).

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën  Shtime –Prizren dhe me të arritur  në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të levizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.

Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këbësorët,  të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë .

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit, V.M ( M/SH/K ) është ndaluar për 48 orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat