Familja e veprimtarit të vrarë: Abelard Tahiri i akuzuari potencial nga Specialja, sulmet ndaj saj më së rëndi do t’i përjetoj “Gjarpri”

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë: Abelard Tahiri i akuzuari potencial nga Specialja, sulmet ndaj saj më së rëndi do t’i përjetoj “Gjarpri”

Nga: N.Sh Më: 10 maj 2021 Në ora: 11:27
Abelard Tahiri dhe Hashim Thaçi

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, përmes një postimi në Facebook, po vlerësojnë se sulmet dhe etiketimet që po bëhen ndaj Gjykatës Speciale, më së rëndi do t’i përjetoj Hashim Thaçi.

Sipas kuaj familje, sa më shumë që linçohet emri i Donika Gërvallës, as më shumë po tregohen se PDK dhe AAK janë kundër drejtësisë.

E kjo sipas tyre, ua forcon bindjen prokurorëve dhe gjyqtarëve se të akuzuarit e Speciales nuk mund të mbrohen në liri.

Sipas kësaj familje, Abelard Tahiri mund të jetë i akuzuari i radhës nga Specialja për sulm kundër drejtësisë.

Postimi i plotë:

-disa këshilla gratis për të gjithë të shtirët e PDK-së dhe AAK-së.

-sa më shumë që e sulmoni drejtësinë Gjykatën Speciale aq më shumë Gj Speciale do të ketë mbështetje nga administrata e SHBA-se dhe BE.

-sa më shumë që sulmoni Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë dhe e etiketoni si gjykatë e Serbisë aq më keq do të jetë për të akuzuarit e sidomos për Gjarprin se të gjithë e dinë se orkestrime akte dhune  gjuhë të urrejtjes, linçimit e përndjekjeve  bën Thaçi,

- kjo është zeja e tij prej që është i kyçur ne politike, prandaj edhe është i prangosur.

-sa më shumë që e linçoni dhe lakoni emrin e Donika Gërvallës në raport me Gjykatën Speciale, aq më shumë po tregoheni se jeni kundër drejtësisë dhe kjo ua forcon idenë e prokurorëve, gjyqtarëve dhe politikanëve evropian-amerikane se këta të paraburgosurit nuk mund të lirohen të mbrohen në liri as në vendin e tretë.

-klithmat e kohëve të fundit të protagonistëve të krimit të organizuar brenda partive, shoqatave, mediave e asociacioneve e kanë ngritur alarmin se edhe vendi i tretë si opsion për ty mbrojtur ne liri Gjarpri mund të jetë shuar edhe si ide edhe si veprim i mundshëm.

Kjo si rezultat e kampanjës kundër drejtësisë që po bëjnë protagonistet e mjerë në Kosovë.

-kjo frymë e urrejtjes fushatë kundër drejtësisë po lansohet nga  PDK-AAK -ja.

-kjo logjike tregon qartë  se  akoma ka njerëz që janë kundër ndriçimit të krimeve kundër njerëzimit dhe kundër shqiptarëve. Ky te menduar e sjelle Kosovën në regres dhe izolim.

-opozitare pedekist-aakiest keni durim deri në ditën e gjykimit se ju me duart n'xhepa ia larguat shansin Hashim Thaçit të mbrohet në liri në vendin e tretë.

-rrini rahat se dita e gjykimit vjen dhe nëse nuk është fajtor Gjarpri lirohet, nëse është fajtor dënohet. Matematikë e thjeshtë është kjo Z.Abelard Tahiri, i akuzuari potencial për sulme kundër drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat