A do t’i bashkohet LDK-ja Kurtit në dialogun me Serbinë? Flet zëdhënësja e kësaj partie

Aktuale

A do t’i bashkohet LDK-ja Kurtit në dialogun me Serbinë? Flet zëdhënësja e kësaj partie

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:29
LDK

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare pritet që të fillojë në muajin qershor të këtij vitit.

E para se të niset për në Bruksel ku edhe do të rifillon dialogu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i takojë liderët e partive opozitare në vend.

Lidhur me takimin që Kurti pritet ta ketë me liderët e partive opozitare në vend, ka folur zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

E pyetur se a do të marrë pjesë LDK-ja në këto takime, ajo tha se ende nuk kanë një ftesë zyrtare përveç atyre që janë deklaruar për media, e që sipas saj, nuk janë serioze.

“Ende nuk mund të deklarohemi se për çfarë ftese bëhet fjalë,  ftesat e ardhura nëpërmjet mediave nuk duken serioze përderisa ende nuk ka një ftesë zyrtare për takim”, tha shkurt ajo.

Ndërsa sa i përket përfshirjes së LDK-së në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Halimi, tha se LDK-ja, ka vendosur që kontributin e saj për dialog ta jap nëpërmjet Kuvendit si parti opozitare.

“LDK-ja është pozicionuar që ta jep kontributin në dialogun e Kosovës me Serbinë nëpërmjet Kuvendit duke e luajtur rolin e opozitës, çështja e dialogut e udhëheqjes faktikisht i takon Qeverisë së Republikës së Kosovës, derisa ne ende nuk e kemi një platformë të qartë se si do të zhvillohen këto bisedime”, deklaroi Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat