Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vlerësuar si lajm të mirë emërimin e shefit të ri të AKI-së, duke e quajtur atë si qytetar lojal.
Haziri e ka mbështetur edhe vendimin e Qeverisë Kurti për emërimin e Bordit të ri të Teatrit, ndonëse një nga anëtarët e bordit është motra e deputetit të Lëvijzes Vetëvendosje.
Sipas tij, nuk bën të penalizohet dikush pse ka lidhje politike.
Ai e ka vlerësuar si profesioniste Shkurte Aliun, motrën e deputetit të Vetëvendosjes, Luan Aliu, e cila në fund të javës së kaluar u emërua anëtare e Bordit të Teatrit Konmbëtar.
Megjithatë, nga opozita dhe shoqëria civile emërimet e fundit janë quajtur si kapje e Teatrit Kombëtar.