Vëllai i Hashim Thaçit mori mbi 176 mijë euro nga BKS pas pensionimit, ky është reagimi i Rron Gjinovcit

Aktuale

Vëllai i Hashim Thaçit mori mbi 176 mijë euro nga BKS pas pensionimit, ky është reagimi i Rron Gjinovcit

Nga: A.Zh Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:44
Gani Thaçi

Ish-koordinatori i Përgjithshëm për Planifikime Strategjike Gani Thaçi, raportohet se ka marrë para edhe pas pensionimit nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, raportohet se ka marrë 176 mijë euro nga BKS-ja, brenda 6 muajve pas pensionimit nga ky institucion.

Ndaj këtij lajmi, ka reaguar aktivisti Rron Gjinovci, përcjell Bota sot. Ai ka ironizuar, duke thënë se nuk po mundet ta besojë këtë gjë.

“Unë s'muj me besu që kjo ka me ndodh. Thjeshtë s'du me besu”, ka shkruar ai shkurt në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat