Ish-këshilltari i Kurtit: Komandantët shpenzuan 17-18 mijë euro për hiçgjë, por ja çka ndodh në Britani

Aktuale

Ish-këshilltari i Kurtit: Komandantët shpenzuan 17-18 mijë euro për hiçgjë, por ja çka ndodh në Britani

Nga: A.Zh Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:27
Albin Kurti

Kryeministri britanik Boris Johnson, po hetohet për 15 paundët e shpenzuar në pushime.

Ai po hetohet nga Komisioneri Parlamentar për Standardet për udhëtimin e tij në Mustique, bashkë me partneren e tij, Carrie Symonds, në fund të vitit 2019.

Për lajmin ka reaguar Driton Tali, ish-këshilltar politik i Albin Kurtit, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kështu ndodhë në vendet demokratike, derisa në Kosovë, sipas tij, “komandantët” kanë shpenzuar 17-18 mijë euro për hiçgjë pa problem.

Reagimi i Talit në Facebook:

Leksion nga demokacia!

Kështu është në vendet demokratike: kryeministri hetohet për 15 mijë paundët e shpenzuara në pushime.

E në Kosovën e kUmandantave 17-18 mijë euro që na shpenzonin kUmandantat për hiçgjë nuk ishte fare problem se ata "na kanë çliru".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat