Dy vjet nga vdekja e Albert Rohan, arkitektit të Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Dy vjet nga vdekja e Albert Rohan, arkitektit të Pavarësisë së Kosovës

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:42
Albert Rohan

Më 5 qershor bëhen dy vjet nga vdekja e arkitetit të Pavarësisë së Kosovës, diplomatit austriak, Albert Rohan.

E për angazhimin e madh të tij në Kosovë dhe Ballkan në prag të përvjetorit shkruan edhe Faruk Ajeti, bashkëpunëtor shkencor në Institutin Austriak për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Vjenë.në një editorial të publikuar në gazetën ditore austriake “Die Presse”.

Siç shkruan ai, BE-ja nuk po vepron mjaftueshëm dhe me vendosmëri në Evropën Juglindore – kundër ndikimit të Moskës dhe Pekinit dhe kundër ideve për ndryshime të kufijve.

“ Diplomati i lartë dhe i ndjerë austriak Albert Rohan gjithmonë angazhohej për një politikë më të fortë transatlantike në Ballkan. Rajoni i Ballkanit është në një fazë vendimtare për të ardhmen. Ndikimi në rritje i aktorëve jo-perëndimorë si Rusia dhe Kina në Ballkan duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për shtetet e BE-së. Publikimi së fundmi i të ashtuquajturave Non-Papers, të cilat përmbajnë ndryshime masive të kufijve, po tronditin politikën ballkanike dhe atë evropiane. Sikur BE-ja, të kishte vepruar si një aktor i aftë dhe i vendosur në Evropën Juglindore, zhvillimet do të rrjedhshin ndryshe”, shkruan ai.

Albert Rohan, ish-zëvëndës ndërmjetësi austriak në bisedimet për statusin e Kosovës e pati cilësuar vendin tonë si foshnje të vet.

Edhe Ajeti thekson në artikullin e publikuar në të përditshmen austriake se mozaiku i Republikës së Kosovës do të ishte i paplotë pa emrin e Rohanit dhe se ajo mund të përshkruhet si “fëmija diplomatik” i tij.

“Ai duhet të shihet si një nga personalitetet e pakta evropiane që e ka përcjellë vazhdimisht situatën politike në Kosovë që nga shfuqizimi i autonomisë në mënyrë të dhunshme në vitin 1989. Republika e Kosovës festoi në shkurt ditëlindjen e saj të 13-të. Ajo mund të përshkruhet si “fëmija diplomatik” i Rohan-it, për të cilin ai punoi si një “mami” me përvojë diplomatike prej më shumë se 40 vjetësh për të siguruar një lindje të shëndetshme të një shteti, të cilën ai me të drejtë duke buzëqeshur dhe i shkëlqyer fytyra, e quante “fëmija im”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat