“Ndërmarrje kriminale”, Ibrahim Kelmendi publikon tre emra nga kjo ‘ndërmarrje’ – ja kush janë ata

Aktuale

“Ndërmarrje kriminale”, Ibrahim Kelmendi publikon tre emra nga kjo ‘ndërmarrje’ – ja kush janë ata

Nga: N.Sh Më: 10 maj 2021 Në ora: 16:00
Ibrahim Kelmendi dhe Hashim Thaçi

Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, konsideron se Partia Demokratike e Kosovës nuk është themeluar nga ‘krahu i luftës’ por nga ‘ndërmarrja e përbashkët kriminale’.

Ai kështu ka shkruar në një postim në Facebook, ku ngjalli reagime të shumta.

“As PDK-në nuk e ka formuar “krahu i luftës” (LPK/UÇK), por “ndërmarrja e përbashkët kriminale” (Hashimi & Co.)”, shkruan ai.

Ndërsa poshtë këtij postimi, kanë vërshuar reagimet e komentuesve.

Ai i është përgjigjur një komentuesi se ‘krahu i luftës’ e kishte themeluar Partinë për Prosperitet Demokratik.

Sipas tij, kryetar u zgjedh Bardhyl Mahmuti, por SHIK-it dhe Hashim Thaçi e komplotoi dhe në vend të saj e themeloi PDK-në.

“Për ata që nuk kanë informimin bazik, "krahu i luftës" (LPK/UÇK), në korrik 1999, në Kuvendin themelues (me rreth 400 pjesëmarrës), i mbajtur në Sallën e kuqe në Fakultet Filozofik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë, pat themeluar Partinë për Prosperitet Demokratik. Kuvendi pat zgjedh Kryetar Bardhyl Mahmutin.

Fatkeqësisht SHIK-u i Hashimit & Co e komplotoi atë parti dhe në vend të saj, me 10 tetor 1999, themeloi PDK-në”, shkruan ai.

Ndërsa një komentuesi tjetër i është përgjigjur se Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi&Co ishin ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’.

Madje ai me shaka thotë se duhet ta padis prokurorin e Gjykatës Speciale, Smith pasi ia ka huazuar nga ai këtë diskualifikim.

“Para prokurorit amerika Smith e kam thënë e shkruar, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi & Co ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale, që na i kishin penetruar shërbimet armiqësore në radhët tona, për të na sabotuar e komplotuar.

Ndoshta me duhet ta padisë prokurorin Smith, pse e ka huazuar nga unë atë diskualifikim??”, shkruan Kelmendi në një koment tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat