“Dembela, shteti me papunësinë ndër më të madhe”, Kelmendi me një thirrje urgjente për Qeverinë Kurti

Aktuale

“Dembela, shteti me papunësinë ndër më të madhe”, Kelmendi me një thirrje urgjente për Qeverinë Kurti

Nga: N. H Më: 10 maj 2021 Në ora: 18:31
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë një reagim lidhur me numrin e madh të festave, shkruan gazeta “Bota sot”.

Kelmendi shkruan se shteti me papunësinë ndër më të mëdhatë në Evropë, 16 ditët e para të muajit maj, plot 10 ditë pushim, kurse vetëm 6 ditë pune.

Ai ka një thirrje për Qeverinë Kurti që urgjentisht të rregullohet çështja e festave.

Ja shkrimi i tij:

16 ditët e para të muajit maj, plot 10 ditë pushim e vetëm 6 ditë pune!

Plus, shteti me papunësinë ndër të të mëdhatë në Evropë.

Kah jemi nisë kështu?!

Më dembela dhe që kemi qejf me hangër jeshil s’ka.

Zatën zor që e gjen edhe dikë si te ne që thotë “çka e kam punën e mirë, veç rri”!

Urgjentisht duhet të rregullohet çështja e festave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat