Vjen reagimi i ashpër nga juristi: Sa të ka Gania të paprekshëm, askush Kosovës nuk ka me i besu

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër nga juristi: Sa të ka Gania të paprekshëm, askush Kosovës nuk ka me i besu

Nga: N. H Më: 10 maj 2021 Në ora: 19:30
Ehat Miftaraj

Përfaqësuesi i IKD-së, Ehat Miftaraj ka thënë se rastet si Gani Thaçi, janë arsyeja pse qytetarët nuk kanë pikë besimi në sistem dhe në shtetin e Kosovës.

Njohësi i çështjeve juridike shkruan në profilin e tij se rastet si Gani Thaçi është një ndër arsyet pse publiku apo qytetarë të caktuar kanë paragjykime për ushtarët e UÇK-së.

Ja shkrimi i tij:

Rastet si Gani Thaçi, janë arsyeja pse qytetaret nuk kanë pikë besimi në sistem, në shtetin e Kosovës.

Rastet si Gani Thaçi është një ndër arsyet pse publiku apo qytetarë të caktuar kanë paragjykime për ushtarët e UÇK-së!

Rastet si Gani Thaçi është arsyeja pse publiku çdo zyrtar publik e paragjykon dhe e fut në thes të njëjtë me zyrtarët që pozitën në shoqëri e shfrytëzon për interesa puro personale.

Rastet si Gani Thaçi janë sinonim i fjalës së urtë popullore: "Kur e di kënd e kam dajë, po ja marr inati edhe nanës".

Media në 2019, e ka ekspozu një kontratë të tillë, dhe për më shumë se dy vite nuk ka pas as edhe një prokuror të hajrit me guxu me hetu këtë rast.

Sa të ka Gania të paprekshëm, kurrë sistemit të drejtësisë në Kosovë s’ka me i besu askush. Thjeshtë, kemi me konsideru si sistem i kapur dhe i padenjë për Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat