Koci: Në listën prioritare për vaksinim duhet patjetër të jenë edhe të burgosurit

Aktuale

Koci: Në listën prioritare për vaksinim duhet patjetër të jenë edhe të burgosurit

Nga: A.SH Më: 10 maj 2021 Në ora: 20:40
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka thënë se, në listën prioritare sa i përket të vaksinuarëve duhet të jenë patjetër edhe të burgosurit.

Kjo sipas tij, ata kanë ambienti i mbyllur, hapësirat e ngushta, dhomat e vogla me nga 4 të burgosur, janë vend ideal për përhapjen e virusit.

Postimi në Facebook:

Në listën prioritare për vaksinim duhet patjetër të jenë edhe të burgosurit.

Janë rreth 1500 aktualisht.

Ambienti i mbyllur, hapësirat e ngushta, dhomat e vogla me nga 4 të burgosur, janë vend ideal për përhapjen e virusit.

Për 50 të burgosur të infektuar, duhen së paku 200 roje - nëse eventualisht do të kishin nevojë të hospitalizohen.

Përndryshe, sa serioze është çështja e përjapjes së virusit në burgje tregon fakti se Pentagoni, ndër të parëve ju ka dhënë vaksinën e koronavirusit të burgosurve në Guantanamo, mes të cilëve ka edhe të akuzuar për sulmet e 11 shtatorit 2001, kur u rrëzuan Kullat Binjake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat