Pas Ramushit, edhe Daut Haradinaj ka disa fjalë për Donika Gërvallën: Secili njeri e ka një të shkuar dhe…!

Aktuale

Pas Ramushit, edhe Daut Haradinaj ka disa fjalë për Donika Gërvallën: Secili njeri e ka një të shkuar dhe…!

Nga: A.Morina Më: 10 maj 2021 Në ora: 21:37
Daut Haradinaj

Pas kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tani edhe vëllai i tij, Daut Haradinaj është përfshirë ne debatin për ministren Donika Gërvallën.

Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook debatin ‘Gërvalla’ e cilësoi të panevojshëm dhe për këtë aryes ai njoftoi se AAK nuk do të bëhet pjesë e këtij debate.

“Debati për ministren e Jashtme është i panevojshëm dhe i dëmshëm. Ne si Aleancë nuk do të jemi pjesë e këtij debati. Secili njeri e ka një të shkuar dhe duhet të jetojë me të. Kaq!”, shkroi Haradinaj në Facebook, përcjell "Bota sot"

Ai tha edhe disa fjalë në lidhje me prograimn e Qeverisë Kurti.

Postimi i plotë

Debati për ministren e Jashtme është i panevojshëm dhe i dëmshëm. Ne si Aleancë nuk do të jemi pjesë e këtij debati. Secili njeri e ka një të shkuar dhe duhet të jetojë me të. Kaq!

Programi i Qeverisë më shumë i ngjan një analize të administratës, se sa programit të një qeverie. Jemi të zhgënjyer me faktin se në këtë program (sa pashë nga ajo që është publikuar në Koha Ditore) për të parën herë ShBA-të nuk renditen si partner strategjik i Kosovës.

Dialogu me Serbinë nuk mund të zhvillohet pa një transparencë të plotë. Kjo është çështje nacionale dhe u përket të gjithëve. Qeveria e Kryeministri duhet të zhvillojnë takime me spektrin politik për një qëndrim të përbashkët. Ne si Aleancë do të luajmë rol konstruktiv për këtë temë, natyrisht kjo përmes Parlamentit. Nuk kërkojmë që të jemi pjesë e ekipit që zhvillon negociata, por kërkojmë të jemi në dijeni për çdo detaj të këtij procesi!

Aleanca është ndër partitë e para, (në mos e vetmja), që ka avancuar në procesin e zgjedhjeve lokale. Ne tashmë i kemi minimalisht 10 kandidatë të paracaktuar për kryetarë komunash. Të tjerët po presin e po kalkulojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat