Policia në çdo cep të rrugëve, po dënojnë ata pa maska dhe ata që shkelin orën policore

Aktuale

Policia në çdo cep të rrugëve, po dënojnë ata pa maska dhe ata që shkelin orën policore

Më: 10 maj 2021 Në ora: 23:56
Policia

Derisa virusi COVID-19 vazhdon të jetë aktiv në mesin tonë, Policia e Kosovës është duke vazhduar patrullimet e rregullta sa i përket kontrollimit të zbatimit të masave antiCOVID.

Edhe sonte angazhimet e zyrtarëve policorë kanë vazhduar në çdo anë të vendit, për të shikuar nga afër zbatimin e këtyre masave.

“Angazhimet e Policisë së Kosovës dhe akterëve tjerë në teren për zbatimin e masave dhe kufizimeve ndaj pandemisë COVID-19, po reflektojnë pozitivisht edhe në teren, referuar statistikave të rasteve të fundit të publikuara nga IKSHPK-ja”, u tha në njoftimin e PK-së.

Gjithashtu u theksua se Policia e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar që bashkërisht të arrijmë të tejkalojmë sfidën me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara, Policia e Kosovës ka shqiptuar 719 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat