Durmishi: Kemi marrë vendim të pezullojmë të gjitha memorandumet me komuna të nënshkruara në 2021

Aktuale

Durmishi: Kemi marrë vendim të pezullojmë të gjitha memorandumet me komuna të nënshkruara në 2021

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:46
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se janë pezulluar të gjitha memorandumet të nënshkruara me komuna në janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

Ai ka bërë të ditur se vlera e këtyre memorandume kap koston e 18.5 milionë eurove.

Durimishi ka shtuar tutje se këto ndryshime po i bëjnë, meqë nuk janë planifikuar këto kosto, ndërsa ka bërë të ditur po ashtu se do të ndahet buxhet shtesë për shpronësimin e disa pronave që duhen për ndërtimiet e vazhdimet e disa rrugëve.

“Do të punojmë në vazhdimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Podujevë”, tha Durmishi.

Ai ka bërë të ditur se në të ardhmen para se të nisen projekte të reja, do të shikohet mirë se sa ka buxhet e më pas të fillohen e të aplikohen ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat