Mehaj: Me Malin e Zi u pajtuam që të intensifikohen angazhimet për konkretizimin e aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave

Aktuale

Mehaj: Me Malin e Zi u pajtuam që të intensifikohen angazhimet për konkretizimin e aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave

Nga: A.SH Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:12
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka biseduar përmes video-lidhjes me homologen e tij të Malit të Zi, Olivera Injac.

Kosova dhe Mali i Zi u dakorduan që të intensifikojnë angazhimet dypalëshe për konkretizimin e mëtejmë të aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave.

Postimi në Facebook:

Sot përmes video-lidhjes pata kënaqësi të bisedoi me homologen time, Ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, Olivera Injac.

Ministrja Injac më uroi për detyrën dhe shprehu vulllnetin e saj për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar edhe procesin e menaxhimit të krizës së pandemisë COVID-19.

Theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy ministrive në interesin e përbashkët si dy vende fqinje dhe rajonit në përgjithësi. E vlerësoi lart edhe rolin e tashëm të Malit të Zi si vend anëtar i NATO-s dhe ndërlidhjen e këtij fakti me synimin e Kosovës për integrimit në organizatat rajonale dhe euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në fund të dy u pajtuam që të intensifikohen angazhimet dypalëshe për konkretizimin e mëtejmë të aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat