Vazhdojnë sulmet ndaj Donika Gërvallës, kjo e fundit lajmëron Policinë

Aktuale

Vazhdojnë sulmet ndaj Donika Gërvallës, kjo e fundit lajmëron Policinë

Nga: A.M. Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:40
Donika Gërvalla

U tha se Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka prezantuar programin qeverisës, ku në të përfshihen 20 prej pikave kyçe të këtij projekti.

Po ky po del që është lajm i rrejshëm.

Kjo pasi, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, njëherit zëvendëskryeministre, e ka demantuar se ka profil në Instagram.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me falsifikime kibernetike".

Gjithashtu, ajo ka theksuar se asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta.

Po ashtu, ajo ka theksuar se rastin e ka lajmëruar në Polici.

Postimi i plotë:

Kontot e rrejshme në emrin tim

Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me falsifikime kibernetike.

Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram. Nuk kam  publikuar asnjë, e lëre më 20 pika. Tashmë me këtë konto po merret Policia e Kosovës.

Një medium serioz para se ta publikojë lajmin, interesohet për burimin.

Kaq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat