Mbyti motrën duke ia lidhur një shami rreth fytit, merret vendimi për 31-vjeçaren nga Fushë-Kosova

Aktuale

Mbyti motrën duke ia lidhur një shami rreth fytit, merret vendimi për 31-vjeçaren nga Fushë-Kosova

Më: 11 maj 2021 Në ora: 15:49
Pamje nga Fushë Kosova

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji 31-vjeçares nga Fushë-Kosova, e cila dyshohet të ketë vrarë motrën e saj 33-vjeçare.

Gjykata Themelore përmes një komunikate për media, thotë se e pandehura F.S. dyshohet se me datë 09.05.2021, rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privoj nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje kishte ndërruar jetë.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së, ngase pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe karakteristikat e saj personale, ekziston rreziku që e njëjta mund të përsëris vepra të tilla apo të tjera penale ngase e njëjta dyshohet se ka privuar nga jeta motrën e saj dhe se qëndrimi i saj në liri do të ishte rrezik për anëtarët e tjerë të familjes”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.S. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.S. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.3 të KPPK-së.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së, ngase pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe karakteristikat e saj personale,

ekziston rreziku që e njëjta mund të përsëris vepra të tilla apo të tjera penale ngase e njëjta dyshohet se ka privuar nga jeta motrën e saj dhe se qëndrimi i saj në liri do të ishte rrezik për anëtarët e tjerë të familjes.

E pandehura F.S. dyshohet se me datë 09.05.2021, rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privoj nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje kishte ndërruar jetë.

Kundër këtij aktvendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat