Haxhiu priti në takim Shoqatën e ish të burgosurve politikë të Gjakovës

Aktuale

Haxhiu priti në takim Shoqatën e ish të burgosurve politikë të Gjakovës

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:32
Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim përfaqësues nga “Shoqata e ish të burgosurve politik 143+2 të Gjakovës”.

Ata me ç’ rast Ministres i dhuruan një libër i cili dokumenton dhe shtjellon krimet e luftës në Gjakovë dhe në Dubravë, si dhe dëmet materiale të nxjerra për këtë zonë gjatë luftës së fundit.

Drejtori i kësaj shoqate z. Afrim Caka, shprehu gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunim në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ministrja falënderoi për punën e bërë dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat