Deklarohet MPJD-ja për llogaritë e rrejshme në emër të ministres Gërvalla

Aktuale

Deklarohet MPJD-ja për llogaritë e rrejshme në emër të ministres Gërvalla

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:56
MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka njoftuar se disa përmbajtje të publikuara në rrjetin social Instagram në emër të ministres Donika Gërvalla nuk janë të saj, dhe se nuk janë qëndrime të MPJD-së.

Tutje, MPJD thotë se ajo llogari është e paautorizuar dhe e njëjta është e raportuar në organet kompetente.

” Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton mediat dhe opinionin publik që përmbajtjet e publikuara nga llogaria në rrjetin social Instagram në emër të ministres Donika Gërvalla në këtë link :https://instagram.com/donika_gervalla_schwarz?igshid=om10o61wv9k0 nuk i përkasin ministres, nuk janë qëndrime të saj apo MPJD-së”, thuhet në reagim.

Po ashtu, edhe ministrja Gërvalla-Schwarz ka reaguar pasi i është hapur një llogari në rrjetin social Instagram, pa autorizimin e saj.

“Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me falsifikime kibernetike. Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram”, kishte reaguar ministrja.

Në llogarinë që ishte hapur në emër të ministres Gërvalla ishin bërë postime në lidhje me tensionet mes Izraelit e Palestinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat