Kurti priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori

Aktuale

Kurti priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:28
Pamje nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori.

Mitsunori shprehu dëshirën dhe synimin e Japonisë për thellim të marrëdhënieve me Republikën e Kosovës, ndërsa kryeministri Kurti e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme të Japonisë dhënë Kosovës.

Ai vlerësoi se marrëdhëniet bilaterale duhet të thellohen në të gjitha fushat, ndërsa duhet të fillojë një kapitull i ri i bashkëpunimit ekonomik, me fokus në fushën e teknologjisë së informacionit, marrë parasysh potencialin e rinisë në Kosovë si dhe bashkëpunimin me diasporën.

I ngarkuari me punë Mitsunori, ritheksoi se Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit për adresimin e pandemisë COVID-19.

Ministri Vitia e falënderoi z. Mitsunori për ndihmën në sektorin e shëndetësisë dhe bashkëpunimin aktual për të sjellë shtretër të rinj dhe pajisje mjekësore. Ai i kërkoi mbështetje për Fondin për Sigurime Shëndetësore dhe Sistemin Informativ Shëndetësor.

Kryeministri Kurti dhe z. Mitsunori u pajtuan për organizimin e përbashkët të një seminari virtual biznesi për të tërheqë bizneset e Japonisë. Ata biseduan edhe për sukseset e sportistëve të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për Lojërat Olimpike në Tokio, në të cilat kryeministri Kurti tha se do të jetë i pranishëm.  

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori i dorëzoi kryeministrit Kurti letër urimin nga homologu i tij japonez, Yoshihide Suga, me rastin e zgjedhjes Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat