Mbajtja e disa pozitave zyrtare, Miftaraj tregon se si VV ka ndryshuar qëndrim me ardhjen në pushtet

Aktuale

Mbajtja e disa pozitave zyrtare, Miftaraj tregon se si VV ka ndryshuar qëndrim me ardhjen në pushtet

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:48
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar qasjen e zyrtarëve të qeverisë të cilët po arsyetojnë mbajtjen e disa pozitave në sektorin publik.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se po ndryshojnë qëndrimet që janë mbajtur gjatë kohës në opozitë, me ato që aktualisht po mbajnë në pushtet.

Madje ka ironizuar duke thënë se duhet t’i “kërkohet falje” kryeprokurorit Lumezi për të cilin vazhdimisht është aluduar.

Postim i plotë:

Dje në opozitë:

Zyrtarët me shumë pozita ne sektorin publik e cenojnë integritetin e institucionit por edhe të vet zyrtarit publik. Zyrtari publik që ushtron shumë pozita nuk mundet me qenë efikas dhe profesional në ushtrimin e funksioneve publike, përveç që pasurohet me buxhetin e Kosovës.

Sot në pushtet:

Nuk është në kundërshtim me ligjin qe zyrtari publik me i mbajt edhe 6 pozita zyrtare. Për këtë kemi kërkuar që ketë situatë ta vlerësoj edhe Agjencia kundër Korrupsion.

Propozim: Ti që ke qenë dje në opozite dhe sot je në pushtet, bashkë me mua, nesër konferencë për media, dhe t’i kërkojmë falje Aleksandër Lumezit që për tre vite i ke thanë po e shkel ligjin, e sot po vepron njëjtë dhe po e mbron me të gjitha mjetet një veprim apo qasje të tillë.

P.S. Në konferencë për media dil vetëm, se unë edhe dje edhe sot e ndaj të njëjtin mendim, se një zyrtar publik s’mundet më i mbajt 5, 6 e 7 pozita në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat