Parashikimi interesant për marrëveshjen me Serbinë, ish-këshilltari i Hotit tregon shtetin e fuqishëm që nuk do të përfshihet

Aktuale

Parashikimi interesant për marrëveshjen me Serbinë, ish-këshilltari i Hotit tregon shtetin e fuqishëm që nuk do të përfshihet

Nga: N. H Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:26
Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, Visar Berisha, përmes një postimi në Facebook ka bërë një parashikim lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Berisha thotë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë do të zgjasin minimalisht edhe një vit, kurse, është i mendimit se në këtë mes s’do ketë përfshirje thelbësore të Amerikës.

“Marrëveshja e Uashingtonit s’do ta ketë shkëlqimin që pritej. Serbia do marr statusin e privilegjuar të Kishave, të garantuar në Kushtetutë. Serbia do marr një vetëqeverisje substanciale për serbët në Veri të Kosovës”, shkruan Berisha në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Dialogu evropian nuk e sjellë njohjen e ndërsjellë me Serbinë!

- do ketë negocim minimalisht një vjeçar;

- s’do ketë përfshirje thelbësore amerikane;

- evropianet s’kanë fuqi të imponojnë një zgjidhje të qartë;

- amerikanët nuk kanë një plan, do shkojnë pas evropianëve;

- Marrëveshja e Uashingtonit s’do ta ketë shkëlqimin që pritej;

- Serbia do marr statusin e privilegjuar të Kishave, të garantuar në Kushtetutë;

- Serbia do marr një vetëqeverisje substanciale për serbët në Veri të Kosovës;

- Serbia do marr anëtarësimin në BE;

- Kosova s’do marr njohjen eksplicite nga Serbia (konflikti mbetet i ngrirë);

- Kosova do marr njohjen e 5-shes evropiane dhe probabilisht anëtarësimin në OKB.

 

Dialogu evropian nuk e sjelle njohjen e ndersjelle me Serbine! - do kete negocim minimalisht nje vjecar; - sdo kete...

Posted by Visar K. Berisha on E martë, 11 Maj 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat