Analisti Ramadani ka disa fjalë për Qeverinë Kurti

Aktuale

Analisti Ramadani ka disa fjalë për Qeverinë Kurti

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:43
Albin Kurti

Megjithëse nga Kurti, gjatë fushatës elektorale, ishte premtuar se nuk do të ketë punësime familjare, si duket kjo gjë nuk po ndodh.

Me ardhjen në krye të ekzekutivit të Albin Kurtit dhe kabinetit të tij qeveritar, kanë filluar punësimet familjare.

Xhaxhai i kryeparlametarit, Glauk Konjufca, ishte ndër punësimet e para familjare, ku u emërua si këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes.

Punësime familjare dhe mbështetësish të LVV-së, u konstatuan edhe në Bordin e ri të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku disa prej anëtarëve rezultuan të ishin përkrahës dhe afërm të eksponentëve VV-së.

Rastit i fundit i punësime familjare ishte në Ministrinë e Shëndetësisë, ku djali i axhës së Haxhi Avdylit është punësuar në këtë dikaster.

Në lidhje me këto punësime, në drejtim të Qeverisë Kurti, po vijnë kritika të forta.

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shkodran Ramadani, tha se starti i kësaj Qeveria është jashtëzakonisht i dobët.

Ramadani potencon se Kurti nuk po i realizon premtimet dhe se po kultivon nepotizmin.

“Kjo tregon dy gjëra. E para që ato premtimet e zëshme që janë bërë në të kaluarën nga Vetëvendosja dhe Albin Kurti nuk po realizohen, pra emërimet nuk po bëhen vetëm nga ata që e meritojnë, por dhe nga ta të fisit apo familjes. Ka një kultivim të nepotizmit. Pra ato akuzat ndaj qeverive të kaluara, po i bën edhe tash Vetëvendosja. Starti është jashtëzakonisht i dobët. Jep indikacione se shkeljet e zotimeve do të vazhdojnë. Edhe pse qeveria Kurti I ka vajtuar faktin që është rrëzuar brenda një kohe të shkurtër. Pastaj edhe vendosja e reciprocitetit, ashtu siç e pamë edhe planprogramin, nuk është në radhë” tha Ramdani.

Edhe analisti, Shemsi Jashari, fillimin e Qeverisë Kurti nuk po e sheh aspak pozitiv.

Jashari thekson se Kurti është i njëjtë me paraardhësit e tij duke ofruar vende pune për ta fërmit, kushërinjtë dhe militantët.

” Argumenti kryesor që dikur e perdorte z.Kurti për të joshur të rinjtë që ta mbështesnin atë ishte se me qeverisjen e Vetëvendosjes do të luftohej pa kompromis korrupsioni dhe do të merrte fund nepotizmi(punësimi me të njofshem). Ndonse disa që e njihnin më heret dhe që ishin bashkë dikur ne LVV me Albinin tregonin se ai ka shumë llafe e pak punë, qytetari deshi ta provoj “Parajsen e Premtuar”.

“Ajo që kemi parë për këto ditë sa është në qeveri”Kurti II” e demantojnë diskursin e z.Kurti kur thoshte se do të qeveriste me duar të pastra dhe me njerëz pa aktakuza, si dhe fjalimi i famshëm” Kusherinjtë janë për dasma e jo për qeveri”. Në qeverinë e z.Kurti kemi disa ministra me aktakuza, që herë shkojnë në ministri e herë në gjykata për shkak të lëndeve që kanë dhe poashtu kemi parë edhe punësime familiare të njerzve që janë në pozita deputeti, ministri apo pozita tjera të fuqishme siq është kryeparlamentari. Z.Kurti në fushën e nepotizmit duhet të pranoj se është i njejtë me partitë tjera pasi edhe ky e ministrat e tij janë duke vepruar njejtë prap kusherinjtë,nipat e tezet po punësohen e jo tjerët. Kjo sjellje ku nepotizmi ka dominuar ka qenë e keqe në qeverisjet e kaluara dhe është e keqe edhe tani, pasi zhgenjimi do të jetë shumë i madh pas pritjeve të mëdha që ka propaganduar LVV-ja” tha Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat