Reagon Hoxhaj: Handke mori çmim si vlerësim për mohimin e gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë

Aktuale

Reagon Hoxhaj: Handke mori çmim si vlerësim për mohimin e gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 19:39
Enver Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka reaguar pasi që presidenti i Serbisë Aleksandër Viçiq e ka dekoruar shkrimtari Peter Handke me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjeviqit”.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë.

“Laureati i Çmimit Nobël, Peter Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë.

Rehabilitimi i Millosheviqit dhe politikat e tij gjenocidale nga Serbia tregojnë se Serbia është e njëjtë: një shtet gjenocidal”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat