Hodaj: Qeveria duhet ta ketë prioritet anëtarësimin ne Këshillin Evropian

Aktuale

Hodaj: Qeveria duhet ta ketë prioritet anëtarësimin ne Këshillin Evropian

Më: 11 maj 2021 Në ora: 19:48
Avokati Taulant Hodaj

Avokati Taulant Hodaj, ka folur në lidhje me publikimin e një drafti që ka të bëjë më planin qeverisës “Kurti 2”.

Ai, tha se Kosova duhet të ketë si prioritet anëtarësimin, në Këshillin e Evropës.

“Do të ishte shumë e rëndësishme që Kosova të kishte si prioritet edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës, d.m.th. mundësia e qytetarëve e Kosovës që të dërgojnë në shkallë përfundimtare ankesat e tyre ndaj gjyqësorit të Kosovës, në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut.

Mendoj që me një lobim të vogël kishte mundur të realizohej kjo por deri tashmë ndoshta nuk i është konvenuar askujt dhe s’ka asnjë institucion që merret me këtë.”- tha Hodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat