Flet Bajrami për listën e bizneseve të publikuara nga Hekuran Murati që fituan nga Qeveria Hoti

Aktuale

Flet Bajrami për listën e bizneseve të publikuara nga Hekuran Murati që fituan nga Qeveria Hoti

Më: 11 maj 2021 Në ora: 20:26
Hykmete Bajrami

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur lidhur me uljen e shtesave nga Qeveria Kurti 2.

Bajrami tha që në kohën kur ajo ka qenë ministre në Qeverinë Kurti 1, masat në këtë dikaster janë marrë për të gjithë sektorin, duke filluar nga punëtoret e furrave, marketeve, pastaj mjekët e kështu me radhë.

Tutje ajo shtoi se Qeveria Kurti 1 ka bërë fushatë duke thënë se do ta luftojnë varfërinë dhe sipas saj, “ata morën vendim për uljen e shtesave të pensioneve nga 30 euro në 10 euro”.

“Ministria e Financave në atë kohë e ka përgatitur një varg të masave, që kanë qenë edhe shtesat, për shembull për punëtorët në farmaci, furra, markete, shtesat për mjekët, infermierët, e kështu me radhë. Ne gjithherë po shpresojmë që pandemisë po i vjen fundi, po shpresojmë që qytetarët të vaksinohet.”

“Shtesat edhe në Qeverinë Kurti 1 dhe tani Qeveria Kurti 2 ka marrë vendim shtesat për 3 muaj. Edhe në Qeverinë Kurti 1 ka pasur shtesa, ne i kemi vazhduar. Ajo çka ka bërë Qeveria Kurti 1 ka dalë në fushatë duke thënë se do ta luftojnë varfërinë, pastaj morën vendim për uljen e shtesave nga 30 euro në 10 euro. Ajo çka s’duhej të bëhej është që të zbritej asistenca sociale, familjet me këtë asistencë kanë marrë dyfishin sa kanë marrë më parë kjo është zbritur në 30 për qind”, tha Bajrami.

Mes tjerash, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me listën e publikuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, për bizneset që kanë fituar më së shumti nga Rimëkëmbja Ekonomike të Qeverisë Hoti, tha se ajo ka shkaktuar vetëm urrejtje ndaj sektorit privat.

“Lista që u publikua nga ministri Hekuran Murati nuk prodhoi kurgjo, por vetëm urrejtje ndaj sektorit privat, që mund ta them që është më meritori në këtë vend. Shtesat ne i kemi shtuar, i ka ra që pensioni aktual është ulë, njerëzit i kanë marrë 120 euro, tani marrin 100 euro. Shtesat për pandemi merren çdo 3 muaj, pasi s’mund të parashikohen rrethanat për shkak pandemisë. Ajo që është e mirë është që duhet të mbahen premtimet”, tha ajo ndër të tjera në Kanal10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat