E pranon Haradinaj: Qytetarët kanë qenë për ndryshim

Aktuale

E pranon Haradinaj: Qytetarët kanë qenë për ndryshim

Më: 11 maj 2021 Në ora: 21:30
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për sfidat dhe vizionin e subjektit politik që ai udhëheq.

Ai diskutoi edhe për rezultatet që mori partia e tij në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të këtij viti.

Ish-kryeministri Haradinaj tha se rezultati me vetëm 7.1% dhe 8 ulëse në Kuvend, është ndikuar nga ajo që qytetarët kanë dëshiruar të shohin një ndryshim të ri në qeverisje.

“Është një moment politik që populli i Kosovës i ka japur përparësi një alternative të re dhe orientimi i votës në një alternativë të re, në ndryshim, në një shpresë të ri, ka rezultuar që një votë të mungojë në subjekte të tjera politike. Pozita e Aleancës nuk ishte e favorshme mjaftueshëm pasi që edhe kem pjesë e qeverisë së fundit dhe të gjitha këto ndikuar në orientim votash për një alternativë.”

Mes tjerash, Haradinaj foli dhe për kandidaturën e tij për President të Kosovës.

“Dëshira e qytetarit në një moment të caktuar të jetës politike e qeverisëse, që të shohë një ndryshim, një zhvillim ndryshe qeverisës ka dominuar në zgjedhjet e fundit dhe që është edhe e logjikshme.”

“Kur e kemi parë që qytetari është preferon ndryshim në qeverisje dhe ishte legjitime d.m.th. me lshu rrugë një qeverisje e tillë, pra ne si Aleancë, nuk i kemi bërë konkurrencë qeverisjes Kurti. E kemi ofruar veten për përgjegjësi të caktuar, me qëllim që qytetari dhe Kosova ta ketë një qeverisje të re dhe të vërtetojë se cili është kualiteti i kësaj qeverisje”, tha Haradinaj në ATV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat