Haradinaj paralajmëron Kurtin: Përgatite mirë dosjen për padi, mos rreziko

Aktuale

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Përgatite mirë dosjen për padi, mos rreziko

Më: 11 maj 2021 Në ora: 22:24
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, kryetari i partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për padinë e mundshme ndaj Serbisë për gjenocidin e ushtruar në Kosovë.

Ai tha se kanë punuar edhe qeveritë e mëhershme në lidhje me këtë temë, ndërkohë që shtoi se pa një përgatitje të mirëfilltë Kosova mund ta humb këtë rast.

“Kosova nuk duhet veç sa me la vetën edhe me qu material e me thonë e paditën Serbinë, se nëse e humb atë padi, atëherë ja humb Kosovës një realitet të dhimbshëm, të përjetshëm me një padi të tillë. Këtë nuk po e shohin një pjesë e njerëzve por veç hajt të bëj një padi të tillë.

Nëse nuk e ke përgatit si duhet, nëse nuk marrin pjesë një ekspertizë nga më të njohurat në botë në këto tema. Mos thuaj veç do të bëjmë padi”.- tha Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat