Martesa domëthënëse e Donika Gërvalles: Bashkëshorti i saj mburret me nusen Donikë dhe miqësinë me shqiptarët

Aktuale

Martesa domëthënëse e Donika Gërvalles: Bashkëshorti i saj mburret me nusen Donikë dhe miqësinë me shqiptarët

Nga: H.O. Më: 12 maj 2021 Në ora: 09:59
Donika Gërvalla

Idriz Zeqiraj, publicisti nga Gjermania duke folur për angazhimet e deritanishme të Donikë Gërvallës, ka folur edhe për martesën e saj me ish deputetin e Angela Merkel.

Zeqiraj thotë se është shumë domëthënëse kjo martesë e tyre, pasi deputeti Stefan Schwarz është angazhuar shumë për Kosovën dhe shqiptarët, madje e konsideron si atdhe të dytë.

Sipas tij, deputeti Schwarz mburret me nusën Donika dhe me miqësinë e tij me Kosovën.

“Shumë domëthënëse edhe martesa e Donikë Gërvallës, me ish-deputetin e CDU të Merkelit dhe  drejtori politik për Ballkanin, Stefan Schwarz. Angazhimi i tij për Kosovën dhe shqiptarët, ka qenë dhe mbetet proverbial. Ai Kosovën e konsideron si atdhe të dytë dhe mburret me nusen Donikë dhe miqësinë me shqiptarët, në përgjithësi, dhe me ata të Kosovës, në veçanti”, thotë Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat