Pas arritjes së 38,400 dozave të vaksinës AstraZeneca deklarohet kryeministri Kurti, jep një premtim të madh

Aktuale

Pas arritjes së 38,400 dozave të vaksinës AstraZeneca deklarohet kryeministri Kurti, jep një premtim të madh

Nga: M.H. Më: 12 maj 2021 Në ora: 13:05
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Gjatë ditë së sotme kanë arritur 38,400 doza të vaksina AstraZeneca kundër COVID-19.

Pas arritjes së këtyre vaksinave është deklaruar kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cilu shpreh se në ditën ndërkombëtare të infermierëve arriti të sjellë doza të vaksinave për qytetarët.

Gjithashtu Kurti lartëson punën e infermierëve duke u shprehur se përkushtimi i tyre i përditshëm na detyron neve si qeveri që të angazhohemi maksimalisht që të sigurojmë doza sa më shumë, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera Kurti premton që brenda vitit të imunizohen 60% të popullatës.

Postimi i plotë

Sot, në ditën ndërkombëtare të infermierëve, kanë arritur 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19. Së bashku me Ministrin Vitia, Ambasadorin Abbott, Ambasadorin Szunyog, Ambasadoren Butel, Ambasadorin Rohde, Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, drejtorin e UNICEF-it, Murat Sahin, dhe drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno, pranuam kontingjentin e ri me vaksina në kuadër të Aleancës COVAX.

Infermierët, qysh nga muaji mars i vitit të kaluar, kanë qenë në front të përballjes me pandeminë COVID-19. Ata asnjë ditë nuk kanë pushuar e më së paku janë kujdesur për vetveten, sepse pareshtur janë përkujdesur për shëndetin tonë. Edhe tani, në fazën e vaksinimit, infermierët po luajnë një rol kyç. Përkushtimi i tyre i përditshëm na detyron neve si qeveri që të angazhohemi maksimalisht që të sigurojmë doza sa më shumë, në mënyrë që të përmbushim synimin që brenda vitit të imunizohen 60% të popullatës. Kështu, shpresojmë që do t’ua lehtësojmë punën sadopak infermierëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat