Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Aktuale

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:01
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Gjatë këtij takimi Ambasadori Weidinger e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja, duke theksuar se Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës, sikurse dhe popullin e Kosovës, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.

Në anën tjetër Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Austrisë ia ka dhënë Kosovës, dhe theksoi vullnetin dhe gatishmërinë për të shtuar bashkëpunimin edhe në fusha të ndryshme me interes për të dyja vendet.

Ambasadori Weidinger dhe zëvendëskryeministri Bislimi diskutuan edhe për situatën me pandeminë Covid-19 në Kosovë, vizitën e kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrave Bislimi e Gërvalla në Bruksel, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat