Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada britanike nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Aktuale

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada britanike nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:43
Foto nga takimi

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada britanike në Prishtinë kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi për vazhdimin e ofrimit të mbështetjes për këtë ministri përmes angazhimit të ekspertëve vendorë ligjorë.

Ekspertët ligjorë do të vazhdojnë të mbështesin Ministrinë e Drejtësisë në finalizimin e rishikimit funksional, në hartimi të legjislacionit si dhe në avancimin e prioriteteve të tjera të Ambasadës britanike.

Zëvendës sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari tha se është i bindur se angazhimi i ekspertëve që shërbejnë në këtë ministri do të vazhdojë të jetë i kënaqshëm sikurse ka qenë deri më tash.

Ndërsa, kryesuesja e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë Ndërkombëtare në Ambasadën britanike, Jennifer Blakeney, tha se kjo do t’i mundësojë Britanisë që të vazhdojë të ofrojë mbështetje përmes ekspertëve ligjorë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për t’i ndihmuar qeverisë për të arritur prioritetet e saj në sundimin e ligjit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat