Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, ja për çfarë biseduan

Aktuale

Abdixhiku takohet me ambasadorin gjerman, ja për çfarë biseduan

Nga: N. H Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:59
Joern Rohde dhe Lumir Abdixhiku

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, përcjell “Bota sot”.

Në këtë takim, thuhet se kreu i LDK-së e ka vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar të Gjermanisë, ndërsa ka theksuar nevojën për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Ja postimi i plotë i LDK-së:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde.

Kryetari Abdixhiku duke e vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar të Gjermanisë, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Ndërsa, ambasadori Rohde, ritheksoi se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset e saj drejt konsolidimit të mëtejmë të demokracisë.

 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Gjermanisë në...

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on E mërkurë, 12 Maj 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat