Asamblistja nga Gjilani jep detaje tregon se si arriti që të vaksinohet në Serbi

Aktuale

Asamblistja nga Gjilani jep detaje tregon se si arriti që të vaksinohet në Serbi

Më: 12 maj 2021 Në ora: 18:07
Arta Haziri-Nuhiu

Asamblistja e pavarur në Gjilan, Arta Haziri-Nuhiu sot e mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer, kundër Covid-19.

Por e njëjta këtë vaksinë nuk e ka marrë në Kosovë. Ajo e zgjodhi Preshevën si vend për tu imunizuar ndaj koronavirusit.

Ajo tha se nuk ka shtetësi të Serbisë, por se u vaksinua atje përmes bashkëshortit të saj që është banor i Preshevës.

“Tani nuk i takojë asnjë petku politik. Ndjej keqardhje për popullin tonë që janë vonë për vaksinim. Burri im është nga Lugina e Preshevës. Kemi kurorë martese dhe e kam gëzuar marrjen e vaksinës në Preshevë. Ne kemi të drejtë sepse gëzojmë dokumente të Preshevës”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ndjen keqardhje që qytetarët në Kosovë nuk po vaksinohen si pasojë e mungesës së vaksinave kundër Covid-19.

“Një numër shumë i vogël i qytetarëve është vaksinuar. Vendet fqinje kanë arritur që të vaksinojnë gati 80% të popullsisë. Unë ndjej keqardhje për popullin tim. Qeveria nuk i ka siguruar vaksinat. Përderisa për shkak inatesh nuk e kanë nënshkruar kontratën për marrjen e vaksinave e kam konsideruar që ne si popull kemi ngecje kur është në fjalë gjendja shëndetësore e qytetarëve”, ka deklaruar ajo.

Më tutje ajo tha se si pasojë e pandemisë që një vit e gjysmë i është dashur që t’i pezullojë të gjitha aktivitetet e saj.

“Kam pasur kritika. Unë e kam prezantuar Kosovën në fushën e artit në 32 shtete. Që një vit e gjysmë unë për shkak të pandemisë i kam pezulluar të gjitha aktivitet e mija. Unë tash e kam marr një vërtetim dhe unë mund të udhëtojë dhe të marr pjesë në festivale”, ka deklaruar ajo.

“Nuk shpresoj që vaksina të vijë për një kohë të shkurtë. Familja ime në Kosovë fatkeqësisht nuk është vaksinuar. Nëna ime ankon edhe nga një sëmundje kronike dhe ajo çdo ditë është e rrezikuar nga shëndeti. Ajo çdo moment jeton me ankth dhe stres karshi pandemisë”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat