Konjufca uron besimtarët myslimanë, lut qytetarët për respektim të masave

Aktuale

Konjufca uron besimtarët myslimanë, lut qytetarët për respektim të masave

Më: 12 maj 2021 Në ora: 18:11
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Konjufca tha se të gjithë besimtarët e besimit islam u dëshiron agjërim të pranuar.

Ai tha se Fitër Bajrami është festa e solidaritetit që shënon fundin e muajit të Ramazanit, muajit të Kuranit, mëshirës, faljes dhe pendimit.

Ai tha se edhe këtë vit jemi në situatë pandemike dhe kësisoj ka lutur qytetarët që ti përmbahen masave antiCOVID në bazë të rekomandime institucionale.

“Të gjithë së bashku të shikojmë të ardhmen me shpresë e guxim në përputhje me traditat tona të unitetit dhe mbështetjes së ndërsjellë që na ka ruajtur dhe mundësuar që të ecim përpara brez pas brezi. Solidariteti me të tjerat dhe besimi në zemrat tona do të sjellin paqe dhe qetësi në këto kohë të pasigurisë”, tha ai.

Me këtë rast Konjufca uroi për lumturi, shëndet të mirë, mirëqenie për vendin tonë dhe paqe në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat