“Bondsteel-i” në Kosovë dhe baza e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë tmerrojnë fqinjtë: Ja çfarë thonë grekët dhe serbët

Aktuale

“Bondsteel-i” në Kosovë dhe baza e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë tmerrojnë fqinjtë: Ja çfarë thonë grekët dhe serbët

Më: 12 maj 2021 Në ora: 19:43
Bondsteel

NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus. Kështu shkruajnë mediat e rajonit teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës.

Nga një varrezë e avionëve të vjetër lutfarakë ajo do të kthehet në një bazë logjistike për Aleancën. Në vitin 2005 Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 avionësh sovjetike dhe kineze avionë të tipit MiG dhe që nga viti 2009 hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.

“Baza e Kuçovës është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor”-tha për Reuters ministrja shqiptare e mbrojtjes Olta Xhaçka. NATO do të shpenzojnë më shumë se 50 milionë euro në fazën e parë për të transformuar Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizim, transport, trajnime dhe ushtrimeve.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjung, rindërtimi i bazës së vjetër ushtarake në Shqipëri tashmë ka nisur. Mediat e rajonit kanë publikuar edhe foto që tregojnë se avionët e vjetër kinezë dhe rusë aktualisht janë ‘të strehuar’ rrëzë një mali që kufizohet me bazën. Baza ajrore ndodhet 64 kilometra në jug të Tiranës.

Media greke shkruajnë se pas Kosovës me bazën e BONDSTEEL edhe Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s në Ballknain Perëndimor.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama ofron “tokë dhe ujë” në SHBA për baza me mijëra ushtarë dhe sistemeve të armëve”-shkruan pentapostagma.gr.

Sipas saj, qëllimi i Shqipërisë dhe NATO-s është të bollkojë përpjekjet e Rusisë për të depërtuar në rajon dhe për të frocuar ndikimin e saj nëpërmjet shërbimeve sekrete, investimeve dhe propagandës përmes mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat