Daut Haradinaj reagon ndaj Ministrit të Mbrojtjes, tregon çka po u ndalon gjeneralëve

Aktuale

Daut Haradinaj reagon ndaj Ministrit të Mbrojtjes, tregon çka po u ndalon gjeneralëve

Nga: P.R Më: 12 maj 2021 Në ora: 20:16
Armend Mehaj

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish deputeti Daut Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë vendim t’ua ndalojë makinat gjeneralëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në kohën kur Kosova po bën përpjekje për ta fuqizuar ushtrinë e saj, ministri i Mbrojtjes iu ndalon makinat gjeneralëve të Ushtrisë. Në bregdet po shkoni me makina zyrtare, edhe fëmijët në çerdhe i dërgoni me të njëjtat makina”, shkruan Haradinaj

“Reflekto ministër, sepse me këtë vendim nuk i bëni nder as Kosovës e as ushtrisë sonë!”, ka shkruar Daut Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat