Hoxhaj me kritika ndaj Kurtiti: E padinjitetshme se si tha se është informuar më shumë nga Lajcaku për dialog

Aktuale

Hoxhaj me kritika ndaj Kurtiti: E padinjitetshme se si tha se është informuar më shumë nga Lajcaku për dialog

Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:22
Enver Hoxhaj

Lideri në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka cilësuar sit ë padinjitetshme deklarimin e kryeministrit Albin Kurti se nuk i janë dorëzuar dokumentet për dialogun Kosovë-Serbi,

Hoxhaj tha se asnjë kryeministër nuk e thotë publikisht, në mënyrën siç e tha Kurti se është i informuar për dialogun më shumë nga emisari special i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak.

“Kjo është e padinjitetshme. Nuk e thotë asnjë kryeministri publikisht në mënyrën siç e tha Kurti se është informuar më shumë nga Lajcak. Unë mendoj që jo në Qeveri të Kosovës, por edhe organizata joqeveritare në Kosovë, të cilët e kanë përcjell dialogun, i kanë të gjitha marrëveshjet e dialogut. Nuk duhet të bëjë filma, për të krijuar situate që nuk ka dokumentacion”, tha Hoxhaj.

Kujtojmë se Kurti gjatë takimit në Bruksel tha se Qeveria Hoti nuk ia ka dorëzur dokumentet për dialog, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ish-kryeministri Hoti është sqaruar edhe njëherë për sa i përket dorëzimit të dokumenteve të dialogut, tek kryeministri aktual Albin Kurti. Për mosdorëzimin e këtyre dokumenteve Kurti është ankuar edhe tek kryediplomati evropian, Josep Borell.

Ai ka publikuar listën e dokumenteve mbi procesin e dialogut që ia ka dorëzuar Kurtit.

Sipas Hotit, Kurti i është dorëzuar dokumenti për pozicioni i Republikës së Kosovës në dialog me Serbinë, raporti i detajuar (29 faqe) mbi kronologjinë e të gjitha zhvillimeve lidhur me dialogun.

Po ashtu ish-kryeministri sqaroi se janë dorëzuar të gjitha dokumentet e dakorduara në Bruksel në disa runde të dialogut si dhe dokumenti voluminoz përgatitor për dialog lidhur me obligimet financiare të Serbisë ndaj Kosovës.

Po ashtu Kurtit thotë se i është dorëzuar edhe vendimi i Qeverisë për Këshillin e Ekspertëve për dialog dhe marrëveshjet me Qeverinë Norvegjeze dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetje për Këshillin e Ekspertëve për dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat