Kjo është arsyeja e hapjes së xhamive 10 minuta para faljes së namazit të Fiter Bajramit

Aktuale

Kjo është arsyeja e hapjes së xhamive 10 minuta para faljes së namazit të Fiter Bajramit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:57
Ilustrim

Për shkak të Covid-19, Bashkësia Islame në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë vendosur që xhamitë të hapen 10 minuta para kohës së faljes së namazit të Fiter Bajramit.

Kryeimami i Bashkësisë Islame, Vedat Sahiti ka treguar arsyen e vendosjes së këtyre masave.

“Ne kemi për obligim që të ruajmë shëndetin, pasi që ruajtja e shëndetit është obligim njerëzorë e fetar dhe moral që e kemi për detyrë nga Zoti i madhërishëm, kjo është arsyeja e parë, ndërsa arsyeja e dytë ka të bëjë për çështje praktike pasi që lëvizja e lirë është e kufizuar deri në orën 5 të mëngjesit e normal Namazi falët më herët.

Kështu që në mënyrë që besimtarët mos të rrinë në kohë të gjatë në objekte të mbyllura siç janë xhamitë, atëherë ne kemi vendosur që Namazin e faljes së Sabahut ta falmi nëpër shtëpitë tona ndërsa vetëm pak para se të fillojë Namazi i Bajramit të falim nëpër xhami. Kjo është arsyeja që kemi marrë këtë vendim, që të ruajmë qytetarët nga Covid-19“, tha ai në ATV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat