Ministre në Qeverinë e Shqipërisë, Hoxhaj tregon a ka folur me Vlora Çitakun

Aktuale

Ministre në Qeverinë e Shqipërisë, Hoxhaj tregon a ka folur me Vlora Çitakun

Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:15
Vlora Çitaku

Gazetari shqiptar, Çim Peka ka thënë se ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në Qeverinë “Rama 3”.

Peka ka thënë se Çitaku si “njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do ta marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.

Lidhur me këtë deklaratë, kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj thotë se nuk është takuar me Çitakun që të bisedojë për këtë.

“Nuk jam takuar me Çitakun që të bisedojmë se çfarë po raportohet nëpër media”, tha Hoxhaj në emisionin “Prime”.

Ndërsa thotë se po të vendosej Çitaku në krye të ministris së Punëve të Jashtme të Shqipërisë do të ishte mirë.

“Do të ishte mirë nëse ndodh, por nuk kam ndonjë informatë”, shtoi Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat