Bajqinovci: Shteti ka ra në binarë me Qeverinë Kurti

Aktuale

Bajqinovci: Shteti ka ra në binarë me Qeverinë Kurti

Më: 12 maj 2021 Në ora: 23:57
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se me Qeverinë Kurti shteti ka filluar të bjerë në binarë.

Bajqinovci në Interaktiv ka thënë se kjo ishte vërejtur edhe gjatë Qeverisë Kurti 1, por se nuk u durua kjo pasi u larguan njerëzit që keqpërdorën e keqmenaxhuan institucionet shtetërore dhe u rrëzua Qeveria Kurti 1.

“Shteti ka ra në binarë, është duke u menaxhuar, nuk është më duke u keqmenaxhuar. Ka filluar të bjerë në binarë. E kemi treguar edhe me qeverisjen Kurti 1. Problemi është se këta çdo tri ditë kanë pasur skandale. Edhe qeverisjen e kaluar me z. Kurti nuk pat asnjë skandal, por filloi të bjerë në binarë çdo gjë. Nuk e duruan këta largimin e njerëzve që keqpërdorën e keqmenaxhuan institucionet shtetërore e na rrëzuan.”

“Populli tregoi se duhet të bëhen ndryshime dhe e vendosi këtë t’i kemi 50 për qind në nivel vendi. Tashmë z. Kurti me ministrat e qeverisjen e tij po tregon se është qeveri e cila, e keni parë edhe në Program, do të ketë prioritet luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe vettingun. Po ashtu edhe Shëndetësinë, prioritet do të jetë lufta ndaj pandemisë, si dhe rimëkëmbja ekonomike”, ka thënë Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat