​Zbulohet busti i heronjve, Emin Lati, Nebih, Tahir e Beqir Meha

Aktuale

​Zbulohet busti i heronjve, Emin Lati, Nebih, Tahir e Beqir Meha

Më: 13 maj 2021 Në ora: 06:00
Foto

Komuna e Skenderajt me rastin e shënimit të 40 vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, Nebih e Tahir Meha, sot organizon ceremoninë e zbulimit të busteve të heronjve Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Mehës, në oborrin e Kullës ‘Tahir Meha’ në Prekaz të Poshtëm, në nderim të jetës dhe veprës së tyre heroike.

Agjenda:

15:00 – Homazhe tek varrezat e heronjve Nebih e Tahir Meha;

15:15 – Ceremonia e zbulimit të busteve të heronjve: Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Mehës;

• Intonimi i Himnit Kombëtar e Shtetëror;

• Fjalë nga kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari;

• Fjalë nga Institucionet Qendrore;

• Fjalë për jetën dhe veprën e heronjve Meha, z. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë;

• Fjalë përshëndetëse nga përfaqësuesi i familjes Meha;

• Poezia “Kullat e Qëndresës”, Imer Loshi, aktor i teatrit të qytetit;

• Zbulimi i busteve të heronjve: Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Mehës.

Lavdi dëshmorëve e heronjve të kombit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat