Nuk ka pritje në kryesinë e BIK-ut dhe as në selitë e këshillave lokale

Aktuale

Nuk ka pritje në kryesinë e BIK-ut dhe as në selitë e këshillave lokale

Më: 13 maj 2021 Në ora: 06:39
Naim Tërnava

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) njofton se nuk do të ketë pritje me rastin e Festës së Fitër Bajramit, shkaku i pandemisë.

“Nuk do të organizohet pritje e zakonshme për nder të festës në Kryesinë e BIK-ut dhe as në selitë e Këshillave lokale”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Nën zbatimin e masave strikte u bë edhe falja e namazit të Fitër Bajramit.

BIK-u gjithashtu obligoi besimtarët që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore në xhami, duke pastruar dhe dezinfektuar duart, duke mbajtur maskë dhe distancë fizike brenda dhe jashtë xhamive, si dhe të posedojnë sexhade personale.

Po ashtu ju kërkua që në xhami të mos ketë prani të personave me sëmundje kronike dhe atyre që kanë simptoma të virusit, të mos ketë shtrëngim të duarve me njëri-tjetrin me rastin e përshëndetjes apo shprehjes së urimit për Bajram, të mos krijohen turma njerëzish dhe xhemati të shpërndahet menjëherë pas ceremonisë fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat