LDK uron muslimanët për festën e Fitër Bajramit

Aktuale

LDK uron muslimanët për festën e Fitër Bajramit

Më: 13 maj 2021 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram urimi: 

“Të nderuar qytetarë të besimit islam, 

Festa e Fitër Bajramit kulmon pas një muaji sakrifice, i cili synon rritjen e mirëkuptimit dhe ndjenjës së dhembshurisë dhe të bamirësisë për ata që kanë nevojë për ndihmë dhe solidaritet.  

Të gjithë besimtarët e përmbyllën Muajin e shenjtë të Ramazanit me bindjen se veprat e mira dhe sakrifica personale na kanë afruar me njëri-tjetrin, jo vetëm këtu, por, kudo në botë.  

Të gjithë besimtarëve islam ua uroj festën e Fitër Bajramit me dëshirën për agjërim dhe lutje të pranuara, për shëndet dhe mbarësi në familjet e shtëpitë tuaja.  

Në këto kohëra të vështira për shkak të pandemisë, ta shtojmë kujdesin dhe lutjet për njëri tjetrin për ta tejkaluar këtë sfidë sa më lehtë e sa më shpejt që t’i kthehemi normalitetit.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat