Osmani uron Fitër Bajramin: Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare

Aktuale

Osmani uron Fitër Bajramin: Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare

Më: 13 maj 2021 Në ora: 10:49
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Osmani ka thënë se esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti.

“Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni. Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti”, ka shkruar ndër të tjerash Osmani në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin solidar duke dhuruar diçka nga vetja për më të varfrit, apo për nevojtarët. Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni.

Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti.

Pandemia do të jetë një barrierë në kremten e kësaj feste, porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë pandeminë.

Ta kemi besimin e fuqishëm se në Bajramin tjetër do të kemi mundësinë t`i japim kuptim kremtes me prezencë fizike te të afërmit e miqtë. Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare!.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat