Ndërpritet për sot procesi i vaksinimit shkaku i Fitër Bajramit, vazhdon nesër

Aktuale

Ndërpritet për sot procesi i vaksinimit shkaku i Fitër Bajramit, vazhdon nesër

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:06
Ndërpritet për sot procesi i vaksinimit shkaku i Fitër Bajramit, vazhdon nesër

Procesi i vaksinimit sot nuk është duke vazhduar në sallën “1 Tetori”, kjo për shkak të festës së Fitër Bajramit.

Në njoftimin e dërguar nga MSH-ja për orarin e vaksinimit, thuhet se vaksinimi do të vazhdojë të premten.

Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.

Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

I njëjti orar i vaksinimit do të jetë edhe për ditën e shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat