Një i vdekur, ky është bilanci 24-orësh i Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Një i vdekur, ky është bilanci 24-orësh i Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Morina Më: 13 maj 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Një person ka vdekur nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Janë regjistruar edhe 103 raste të reja me Covid-19, ndërsa 248 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi I IKSHPK-së:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.100 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 248 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.749.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 20 raste, Prizren 12 raste, Ferizaj 9 raste, Gjakovë 9 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 6 raste, Lipjan 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Malishevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat